Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore-Tetovë bashkë me një ekip të MPB-së deri në orët e para të mëngjesit kanë bërë ekspertizë në një objekt në rrugën 29 nëntori në Tetovë, ku mbrëmë rreth orës 23:50 minuta u vra një person.
Prokurori ka dhënë urdhër për grumbullimin e gjurmëve në vendngjarje si dhe gëzhojës që është gjetur në vendin e krimit. Ndërkohë që është dhënë urdhër edhe për obduksionin e trupit të viktimës.
Vrasja ka ndodhur derisa në një tavolinë në objektin në fjalë bashkë kanë qenë ulur 5 persona dhe kanë konsumuar alkool. Në një moment, kryerësi i vrasjes ka nxjerr revolen dhe ka shtënë ndaj njërit prej personave, duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme. Pas këtij akti grupi është dhënë në arrati, por që më vonë dy prej tyre janë ndaluar nga policia, ndërsa dy të tjerët përfshi edhe aktorin e vrasjes vetë janë dorëzuar në polici.
Kjo është vrasja e tretë që po ndodhë brenda pak ditëve. Dje në fshatin Shishovë të Sarajit mbet i vrarë një person, ndërsa ditë më parë edhe në fshatin Pohum të Strugës gjithashtu pas një zënke u vra një 23 vjeçar, ndërsa mbet i plagosur babai i viktimës.