Ambasada e SHBA-ve në Kosovë përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të ruhet specia e maceve të egra.
Në postim thuhej që Kosova është me fat që ka macen më të madhe të egër në Ballkan.
Po ashtu ata kishin shpërndarë një artikull se çfarë duhet bërë për të ruajtur këtë kafshë të egër.
“Sot është Dita e Jetës së Egër! Kosova është me fat që është shtëpia e një popullsie të vogël të rrëqebullve, maces më të madhe të egër në rajon” thuhej në postimin e ambasadës.