Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka treguar për gjobën që iu bë qytetarit i cili me veturë ka bllokuar stacionin e autobusëve.
Tahiri ka thënë se bllokimi i stacioneve të autobusëve, shkakton kolonë në trafik duke rrezikuar pasagjerët.
Ky është postimi i tij i plotë:
Bllokimi i stacioneve të autobusëve nga makinat, shkakton kolonë ne trafik dhe rrezikon pasagjerët.
Të jemi të vëmendshëm të gjithë, për më shume siguri në transport./Gazeta Alo/