Janë 24 programe në Universitetin e Prishtinës që nuk kanë marrë dritën e gjelbër për t’u akredituar këtë vit nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. E për këtë punë, universiteti më i madh publik planifikon të ankohet në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, me kërkesën për ri-akreditim të programeve të studimeve.
Në Rektorat thonë se janë në fazën e fundit të përpilimit të ankesave, ndërsa Agjencia thotë se e është e hapur për t’i shqyrtuar ato.
Universiteti i Prishtinës është duke përgatitur ankesat për Këshillin Shtetëror të Cilësisë. E ankesat për Agjencinë e Akreditimit janë të shumta, pasi kjo e fundit nuk i ka akredituar 24 programe në universitetin më të madh publik.
Madje 10 prej tyre u është hequr akreditimi.
Prorektorja për Zhvillim dhe Cilësi, Merita Berisha, thotë se UP do të ushtrojë ankesë për këtë punë brenda afatit ligjor.
Berisha thotë se ka shpresë se programet do të ri-akreditohen pas ankesave.
Aulonë Mehmeti nga organizata Admovere thotë se vendimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës tregojnë nivelin e përgjithshëm të cilësisë në UP.
Megjithatë, ajo mendon se ankesat e UP do të merren parasysh.
Me anë të një përgjigje me shkrim për T7, Agjencia e Akreditimit tregon se është e hapur për të shqyrtuar të gjitha ankesat, ani pse ende askush nuk është ankuar.
Agjencia e Akreditimit muajin e kaluar kishte vendosur që të mos i akreditoj 24 programe në UP, në mesin e tyre studimet bachelor në gazetari, shkenca politike, psikologji e edukim fillor.