Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka mohuar zërat se Kosova ka humbur milionat për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).
Ditë më parë u raportua se për shkak të moszbatimit të MSA-së gjatë vitit 2018, Kosova ka humbur 11 milionë euro.
Ndërkaq, këtë vit mund të humben edhe 14 milionë euro të tjera, përcjell EO.
Hoxha gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane kur foli për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) dhe Agjendës për Reforma Evropiane (ERA), shtoi se për vitin e kaluar janë tejkaluar planet e zbatimit