Përkundër që ishte në rend të ditës, shqyrtimi i peticionit për bashkimin e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut, kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka thënë se në këtë komision nuk ka mbërritur ende peticioni për bashkimin e Mitrovicës.
Balje tha se kjo çështje do të duhet të vendoset nga Kryesia e Kuvendit apo Qeveria.
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se po luhet me ndjenjat e qytetarëve të Mitrovicës.
Ajo pati kritika karshi institucioneve duke përfshirë edhe kryetarin e partisë së vet që sipas saj po luajnë me ndjenjat e qytetarëve të asaj ane duke mos e marrë seriozisht këtë peticion të nënshkruar nga mbi 16 mijë qytetarë.
Haxhiu tha se ky peticion do të duhej të diskutohej në këtë Komision.
Sipas saj është pikërisht ky “trup parlamemtar” në të cilin do të duhej të sillej ky peticion, por që ende zyrtarisht peticioni për bashkimin e Mitrovicës nuk ka ardhur për shqyrtim, përcjell EO.
Deputeti i VV-së, Shemsi Syla, tha se këtij grupi parlamentar, i kanë ardhur kopjet e peticionit të Mitrovicës së Jugut.
AAK-ja dhe PDK-ja kanë kritikuar kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin, pse ia ka dërguar peticionin vetëm një grupi parlamentar pra VV-së, e jo të gjitha grupeve parlamentare.