Afërdita Dreshaj me ndjekësit e ka ndarë një imazh të veçantë.
Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj prej kohësh jeton jashtë vendlindjes, mirëpo vendin e saj e ka mbështetur gjithmonë, shkruan lajmi.net.
Njësoj edhe së fundmi nëpërmjet një postimi në Instagram. Në foton e postuar bashkëshorti i saj çek shihet duke e bërë simbolin e shqiponjës me duar në përkrahje të malaziasve.
Afërdita dhe Jakub e kanë kurorëzuar dashurinë me martesë në verën e vitit të kaluar dhe tani pranë postimeve nëpër rrjete sociale duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.
Sa u përket projekteve muzikore, Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk e ka sjell ndonjë të tillë, ani pse dikur ka qenë shumë e suksesshme në këtë pikë duke mos e lënë anazh edhe modelizmin.