Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në faqen e tij zyre Facebook ka treguar se Gjilanit me dinamikën e re qeverisëse janë duke i jep vëmendjen e duhur ndërmjet projekteve të ndryshme.
Haradinaj gjatë vizitës në Gjilan ka premtuar për investimet që do të bëhen në këtë vend, për impiantin e ujërave të zeza, punimet e autorrugës Gjilan-Prishtinë, Teatrin e Qytetit etj.
Kryeministri theksoi se Gjilani tashmë ka edhe fondin prej 50 milionë eurosh për investimet afatmesme që përfshinë 5 sektorët më të rëndësishëm që lidhen me zhvillimin ekonomik./Gazeta Alo/
Ky është postimi i tij i plotë:
Gjilanit i kemi kthyer vëmendjen e duhur dhe me dinamikën e re qeverisëse po i japim jetë shumë
projekteve për këtë anë. Impianti i ujërave të zeza shpejt do të nis fazën e implementimit dhe Qeveria do
të jetë garancë e këtij investimi të rëndësishëm për këtë qytet. Punimet në autorrugët Gjilan – Prishtinë
dhe Gjilan Kllokot janë duke vazhduar në dinamikën e duhur derisa objekti i ri policor, Teatri i Qytetit
dhe politikat e reja të subvencionimit të bimës që do të hap rrugë zhvillimit ekonomik lokal, janë punë të
tjera që i morëm përsipër së bashku me Kryetarin Lutfi Haziri.
Gjilani tashmë ka fondin prej 50 milionë euro për investime në kornizën afatmesme, që përfshinë 5
sektor të rëndësishëm dhe bashkëveprimi për temat që lidhen me zhvillimin ekonomik do të jetë proces i
vazhdueshëm.