Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Nesër me fillim prej orës 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, raporton lajmi.net.
Në njoftimin për medie, Kuvendi ka bërë të ditur se kjo seancë e jashtëzakonshme ka të bëj me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.
“Debat parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.