Fjalë Kyçe

Shqiptarëve në Tuz iu duhet edhe një deputet për koalicion

Shqiptarëve në Tuz iu duhet edhe një deputet për koalicion

Partitë shqiptare edhe pse morën shumicën në zgjedhjet lokale në komunën më të re në Mal të Zi, Tuzin, e cila është e banuar kryesisht shqiptarë, nuk mund ta udhëheqin atë pa një koalicion pas-zgjedhor.

Pretendenti për Kryetar të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka bërë me dije se mbetet të vendoset në ditët në vazhdim, por që përafrime kanë me Demokratët, të cilët kanë siguruar një ulëse me kandidatin e tyre shqiptar.