Fjalë Kyçe

Kreu vjedhje në një dyqan muajin e kaluar, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar , pasi i njëjti dyshohet se ka kryer rastin vjedhje në një dyqan më 1 shkurt të këtij viti në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar dje, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes./Gazeta Alo/