Në fshatin Bibaj të Ferizajt ka ndodhur një tentim për grabitje.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh bërë të ditur se viktima femër ka njoftuar se
një i dyshuar mashkull i panjohur ka tentuar me forcë ta futë në veturën e tij.
Viktima ka rezistuar dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pësuar lëndime trupore ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Ferizajt./Gazeta Alo/