Fjalë Kyçe

Zeka: Jam i shokuar se përse është thirr kjo seancë

Zeka: Jam i shokuar se përse është thirr kjo seancë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka kritikuar opozitën duke thënë se thirrja e seancës në ditën e sotme është e papranueshme.

Kjo për shkak se pikërisht sot është Dita e Epopesë së UÇK-së, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij ekzistojnë shumë probleme në Kosovë e që do të mund të diskutoheshin në seanca të jashtëzakonshme.

“Nuk thirret seancë e jashtëzakonshme ditën e shenjtë të Prekazit dhe epopesë së lavdishme. Mënyra për të arsyetuar këtë gabim trashanik është i pavend. Sot është ditë e martë dhe dita e martë është njëfarë ditë e zezë.  Çdo vit mbahet epopeja 5,6, dhe 7. Kemi 1 milionë probleme që Parlamenti ka mujt me thirr seanca të jashtëzakonshme për me diskutua. Ne kemi një ditë të shenjtë prandaj jam i zhgënjyer dhe i shokuar pse është thirr kjo seancë”, ka thënë ai./Gazeta Alo/