Në shënimin e 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ka folur edhe vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari.
Jashari, tha se uron që Ushtria e Kosovës të jetë e gatshme të mbrojë gjithmonë territorin e saj, siç e mbrojti edhe UÇK-ja, dikur, shkruan Gazeta Alo.
“Pjesëtarëve të Ushtrisë së Kosovës u uroj shëndet, lumturi dhe që gjithmonë të jenë të gatshëm të mbrojnë territorin e vendit, siç e mbrojti UÇK-ja dikur”, ka thënë ai.
Jashari u shpreh krenar se sot kjo ceremoni po zhvillohet pranë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Vëllezër e motra, familjarë të dëshmorëve, eprorë e ushtarë të UÇK-së, institucione vendore dhe ndërkombëtare, miq , dashamir nga të gjitha viset që keni ardhur. Sot jemi bashkuar këto me 5 mars para ushtrisë më të re Kombit tonë shqiptarë, Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Jashari.
Mirëpo, nuk ka lënë pa përmendur edhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Lavdi dhe nder gjithë atyre që kanë rënë më herët dhe më vonë t’u falënderu edhe ShBA-të dhe shtetet mike që na kanë ndihmuar he besoj që prapë do të na ndihmojnë deri në fund që të zgjidhim problemet që kemi përpara. Lavdi dhe nder juve dhe gjithë kombit shqiptarë”, ka thënë ai./Gazeta Alo/