Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit R.F.
Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji maj 2003, deri më 4 mars 2019, në Gjilan, i dyshuari R.F., me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmijën e posalindur të ish bashkëshortes së tij – të dëmtuarës N.A., në atë mënyrë që pasi e njëjta, kishte lindur në Spitalin Regjional në Gjilan, i dyshuari pa pëlqimin e saj ia kishte dhënë fëmijën një çifti nga komuna e Preshevës – të dyshuarës R.A. dhe të ndjerit R.A.
Gjithashtu, të dyshuarit R.F. dhe R.A., me qëllim të përfitimit material kanë falsifikuar dokumentet në regjistrin e lindjes së fëmijëve, në Spitalin Regjional në Gjilan, ku si nënë biologjike të fëmijës e kanë regjistruar të dyshuarën R.A