Fjalë Kyçe

Vetura e Policisë në trotuar, pengesë për qarkullimin e këmbësorëve

Policia e Kosovës filloi me aksionin e largimit të veturave të parkuara në rrugë, që pengon edhe qarkullimin e këmbësorëve.

Para disa ditës iu shqiptuar gjoba një qytetari që ndali veturën para një stacioni të autobusëve në Prishtinë, ndërsa sot Policia e Kosovës largoi edhe një veturë zyrtare e cila gjithashtu ishte e parkuar në një rrugë të Prishtinës.

Një qytetare nga qyteti i Ferizajt për Gazetën Alo dërgon një fotografi nga atje ku shihet se një veturë e Policisë është e ndalur në trotuar dhe ku shihet se gjithashtu pengon qarkullimin e këmbësorëve./Gazeta Alo/