Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit thotë se është thelbësore që Serbia të krijojë një dialog me Kosovën.
Kristian Danielsson në Forumin e Biznesit në Kopaonik, ku ai është një mysafir special, tha se rezultati i dialogut është i rëndësishëm për Serbinë dhe Kosovën që të vazhdojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, kp.
Ai vuri në dukje se Serbia është pjesë e Evropës dhe ka perspektiva të qëndrueshme në procesin e integrimit evropian.