Fjalë Kyçe

Mbahet seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së

Mbahet seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne për përvjetorin e 21-të të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca do të fillojë në orën 15:30, ku pikë e vetme e rendit të ditës është “Shënimi i 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Kjo seancë do të mbahet me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili dje gjatë mbledhjes së Qeverisë bëri të ditur se ka kërkuar të ketë seancë solemne për Epopenë e UÇK-së, ku edhe ftoi ministrat e kabinetit të tij të jenë prezent./Gazeta Alo/