Fjalë Kyçe

Veseli nga Prekazi: Kosova është shtet i pavarur, ata që s’na respektojnë si respektojmë as ne

Veseli nga Prekazi: Kosova është shtet i pavarur, ata që s’na respektojnë si respektojmë as ne

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë  homazhe te varri i komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

Nga Prekazi, Veseli tha se komandanti legjendar Adem Jashari me luftën, qëndrueshmërinë dhe sakrificën e tij e ndryshoi dhe i dha rrjedha zhvillimit të gjithëmbarshëm të kombit tonë, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, ka pak që në histori të popujve që një individ dhe një ngjarje ta ndryshojë historinë e kombit të vet.

“Çdo vit ne përulemi me krenari para sakrificës së heronjve tonë. Ka pak në histori të popujve që individi dhe një ngjarje mund ta ketë ndryshuar historinë e kombit të vet. Ky është rasti më unikat në historinë botërore. Me luftën e tij dhe sakrificën e tij e ndryshoi dhe i dha rrjedha edhe zhvillimit të gjithëmbarshëm kombit tonë”, tha Veseli.

Veseli, deklaroi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk duhet të frikësohemi nga askush.

“Nuk ka kush që na del përpara. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk i frikësohemi askujt. Kosova do të jetë e zhvilluar me e fuqishme më sovrane dhe më shtet se për shkak se ka orientim të qartë dhe partneritet me SHBA-të dhe BE. Ka një orientim të qartë edhe të zhvillimit të vet të gjithëmbarshëm të fqinjësisë. Ata që dojnë mirë kemi me shku mire, ata që nuk na respektojnë as ne nuk do t’i respektojmë”, deklaroi Veseli./Gazeta Alo/