Fjalë Kyçe

Kërkohet drejtësi për dy viktimat e aksidentuara te rruga B

Kërkohet drejtësi për dy viktimat e aksidentuara te rruga B

Me pankarta në duar, “Drejtësi për Florijetën dhe Lenditën”, “2 jetë, tri vjet burg”, “Shkel e shko”, e thirrje të tjera familjarët dhe shoqëria civile po mbajnë protestë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për dy këmbësoret që u aksidentuan për vdekje te rruga B, shkruan Gazeta Alo.

Dy ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet e gjysmë burg të dyshuarin 20 vjeçar i cili ka goditur me veturë të dy viktimat.

Po ashtu, sipas këtij vendimi, personi në fjalë do të gjykohet në liri.

Familjarët e viktimave  bashkë me shoqërinë civile të cilët po kërkojnë që të behet rishikimi i vendimit dhe ngritja e dënimit për personat që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit./Gazeta Alo/