Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur për taksën 100 % për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, që ka vendosur Qeveria e Kosovës.
“Unë kam qenë dje në Plemetin ku kam vizituar serbët. Do të shkoj në çdo vend të Kosovës që të tregoj që narrativi që i jepet nga Serbia është i rrejshëm dhe i viktimizon”.
“Tek taksa 100 %, ju falënderoj për përkrahje, e di që e përkrahni me zemër, por edhe duhet të ndërtojmë një narrativ që Kosova të mos bie në planet e një krize humanitare”.
“Nuk kanë mënyra të tjera por kanë një mënyrë që të krijojnë pasoja në planin humanitar që të na nxjerrin sikur ne nuk respektojmë nevojat njerëzore”.
“Dogana, Qeveria dhe institucionet e Kosovës janë kampion të respektimin të drejtave njerëzore”.
Madje Haradinaj që këto komente i ka bërë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se për të kundërshtuar taksën 100 %, Serbia mund të krijojë disa skenare.
“Nuk përjashtohet mundësia që do të inskenohet ndonjë rast i ndonjë vdekje natyrore në ndonjë spital që të thuhet më pas se ka ndodhur si rezultat i mungesës së kësaj e asaj”.
“Skenare të tilla mund të presim”.
Ai në fund ka ripërsëritur edhe njëherë se taksa 100 % nuk do të hiqet.
“Taksa nuk do të heqet deri në marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë”.