Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka folur rreth trysnisë ndërkombëtare me të cilën po përballet Kosova për heqjen e taksës së vënë ndaj mallrave nga Serbia.
Gjini ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se vetë klasa politike e Kosovës është fajtore që Kosovës po i bëhet thirrje ta heqë taksën – për t’i hapur rrugë dialogut me Serbinë.
“Shumë shpejt kemi nisur t’i themi njëri-tjetrit a ta heqim”, është shprehur ai.
“E kemi krijuar një porozitet në mburojën tonë”, ka deklaruar nënkryetari i AAK’së.
“Po të kishim qenë më unik… shtypja shpërthen aty ku mundet”, ka vlerësuar Gjini.
“Ne kemi lejuar të kemi presion në Kosovë. Kosova ka lejuar të ketë presion”, ka theksuar ai.