Manchester United ka bërë përmbysje të çmendur të rezultatit për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, falë një goli të shënuar nga penalltia në minutën e fundit të ndeshjes, penallti ajo e fituar me VAR.
“Djajtë e Kuq’ kanë arritur të mposhtin 1:3 PSG-në në ‘Parkun e Princave’, për të siguruar kalimin në çerekfinale, falë epërsisë së golave të shënuar si skuadër mysafire.
Përballjen e parë e kishte fituar PSG me rezultatin 0:2. /GazetaAlo