Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca pas pushimeve në Austri e në ishujt Maldive, tregon se momentalisht është në Londër, shkruan lajmi.net.
Kjo u bë e ditur përmes disa postimeve të publikuara me ndjekësit në llogarinë e saj, personale, Instagram.
Pas atyre pushimeve luksoze që bëri, mesa duket moderatorja Vjollca nuk ka të ndalur e që po shijon pafund jetën.
Luana është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit “Boll u bo tu vujt”, ku në platformën YouTube ka grumbulluar afro tre milionë shikime.