Fjalë Kyçe

Haradinaj në ditën e 7 Marsit: Misioni do të vazhdojë me kujdesin më të dinjitetshëm institucional

Haradinaj në ditën e 7 Marsit: Misioni do të vazhdojë me kujdesin më të dinjitetshëm institucional

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me rastin e ditës së 7 Marsit, ditës së mësuesit ka vizituar shkollën fillore në Prishtinë “Hasan Prishtina”.

Haradinaj, ka thënë se përpjekja për t’i edukuar brezat nisi që në Korçën historike, për të vazhduar ndër vite, me qëllimin më njerëzor, dijen, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, ky mision vazhdon dhe tani do të vazhdojë me kujdesin më të dinjitetshëm institucional.

Postimi i tij i plotë:

Përpjekja për t’i edukuar brezat nisi që në Korçën historike, për të vazhduar ndër vite, me qëllimin më njerëzor, dijen.

Sot ky mision vazhdon nga mësimdhënësit tanë, kudo ndër trojet shqiptare.

Në ditën e 7 Marsit, mësuesit i nderuam në shkollë Fillore “Hasan Prishtina”, ndër më të mëdhatë në Kosovë, duke i falenderuar për vetmohimin edhe në kohëra të vështira.

Misioni do të vazhdojë, tani me kujdesin më të dinjitetshëm institucional.

Si popull e kemi një dashuri të madhe për arsimin, prandaj mësuesit po ia kthejmë dinjitetin e nxënësit po ia rrisim dashurinë për dije!

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj

Fotografia e Ramush Haradinaj