Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Vetëvendosjes, kanë lëshuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të thirru nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Në këtë seancë po diskutohet për platformën dhe Ligjin për dialogun.
LDK qysh në fillim kërkoi që kjo seancë të shtyhet por e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme. Deputetëve të LDK-së iu kanë bashkuar edhe ata të VV-së./Gazeta Alo/