Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë rënë dakord sot në një bisedë telefonike se ruajtja e paqes dhe stabilitetit është me interes të madh për Serbinë dhe gjithë rajonin.
Gjatë kësaj bisede ai falënderoi Stoltenberg për deklaratën e tij sipas së cilës “”transformimi i forcave të sigurisë në ushtri po vjen në një kohë të gabuar”.
Për Ushtrinë, shefi i NATO-s ka folur në telefon edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pakoja me projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri pritet të votohet në seancën e 14 dhjetorit, njofton Klan Kosova.