Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ilir Deda në seancëne sotme ka dhënë vërejtje të shumta për platformën për dialog.
Madje, ai fjalimin e tij e ka nisur me dy pyetje: A ka Republika e Kosovës politikë të unifikuar shtetërore?, dhe A ka unitet të vërtetë për integritet territorial të Kosovës?, shkruan Gazeta Alo.
Sipas tij, nëse votohet platforma atëherë a ka nevojë të mbetet taksa.
“Nëse sot votohet platforma kjo do të thotë se Kosova e ka rrumbullakësu bazën e vet politike por pyetja mbetet te taksa, a ka nevojë për taksë apo jo. Nuk mundesh ti me votu platformë dhe me mbet në pozicion si para platformës”, ka thënë Deda.
Deda, ka thënë se platformës nuk i duhen 9 faqe, duke shtuar se 4 janë të panevojshme.
“Platforma në lexim të parë duket shumë e mirë, në lexim të dytë i sheh mangësitë dhe në lexim të tretë i merr vërejtjet. Vërejtja e parë prej 9 faqeve katër janë të panevojshme, e dyta fryma e dokumentit është kontradiktor, nuk mundet me pas kontradikta aq të mëdha dhe e treta mungon baza e platformës, baza platformës është parimi i panegociueshëm”, ka thënë ai./Gazeta Alo/