Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka hedhur akuza të shumta ndaj kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duke thënë se nuk po i udhëheq seancat ashtu si duhet.
Kjo, për shkak se thotë se ka qenë ndër deputetët e parë që ka kërkuar që t’i jepet fjala, por s kjo gjë nuk ka ndodhur qëllimisht, shkruan Gazeta Alo.
“Dua të shpreh thellë protestën time ndaj mënyrës se si po i udhëheq seancat kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Përpos që po an lëshon xekrra në Kuvend e po dhez debate lidhje e palidhje, është duke na diskriminua në mënyrën se si po na jep fjalën. Kam qenë ndër deputetët e parë që e kam kërkua fjalën dhe nuk ma ka dhënë qëllimisht. Arsyeja ka qenë që unë nuk kam dashur me mbajt seancën pikërisht në “Natën e Zjarreve”. Është turp për Kryesinë e Kuvendit që më thirr seancë pikërisht në “Natën e Zjarreve”, pra e kanë fut qëllimshëm kryeministrin në penallti”, ka thënë Zeka./Gazeta Alo/