Fitorja e Ballkanit kundër Feronikelit (3-1), si dhe trepikëshi i Gjilanit në udhëtim tek Ferizaj (0-3), takim këto të zhvilluar sot në kuadër të javës së dytë të IPKO Superliga, dëshmon se ky edicion do të jetë i zjarrtë dhe paparashikuar deri në fund, shkruan GazetaTopi.net.
Skuadra e Ismet Munishit me fitoren kundër kampionëve në fuqi, ka katër pikë, derisa Gjilani arkëton pikët e parë në këtë edicion.