Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar Ditën e mësuesit, për të gjithë mësuesit e në veçanti prindërit e saj që ushtrojnë këtë profesion, të cilët përkundër vështirësive, e kanë ruajtur dhe ushtruar këtë mision të shenjtë.
Ministrja Hoxha, në urimin për Ditën e mësuesit, e vlerëson këtë profesion si më të çmuarin në botë.
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Babë e Nënë e dashur, urime Dita e Mësuesit! Urime për të gjithë Juve, mësuesit tanë zemërbardhë, përkundër vështirësive, e keni ruajtur dhe ushtruar këtë mision të shenjtë.
Këtë ditë, e kam shumë për zemër, është ditë e gëzimit të papërshkrueshëm, sepse e ndaj edhe me juve prindërit e mi! Urimeve të dedikuara për Juve në këtë ditë, i jam bashkuar edhe unë, duke e ditur se është profesioni më i çmuar në botë.
Ashtu si çdo ditë, sot, në veçanti ju uroj, për Ditën Tuaj, babë e nënë e dashur!”