Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Prishtinë, në fillim të këtij viti, kanë filluar hetimet pasi në rrjetin social (Facebook) dhe në faqen e blerjeve online ‘merr-jep’, kanë hasur njoftime të tilla si: ‘punojmë tema diplome…’, duke vendosur edhe çmimin e këtij shërbimi (zakonisht 300 euro).
Policia për këtë dukuri ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka kërkuar lejimin e masave të fshehta të hetimit, në rastin konkret ‘blerje e stimuluar’. Në mesin e janarit ka filluar përdorimi i këtyre masave dhe ka përfunduar sot, më 7.3.2019, me momentin e dhënies së parave ‘hartuesve/përpiluesve të temave të diplomave’.
Në flagrancë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’, policia ka arrestuar dy të dyshuarit:
A. S. viti i lindjes 1989 f/k/sh
F. E. viti i lindjes 1979 m/k/sh
Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, dy të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, dërgohen në mbajtje për 48 orë./Gazeta Alo/