Me rastin e aksidentit të sotëm në Gjilan edhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Çoçaj.
“Lajmi për aksidentin që ka ndodhur në Gjilan, më tronditi thellë. Në emrin tim ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe bashkëndjejmë me familjen Çoçaj për vdekjen e familjarit të tyre, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Jemi bashkë me qytetarët e Komunës së Gjilanit në këto momente tronditëse”, shkruhet në telegramin e dërguar Mustafa