Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar 8 Marsin. Ai ka thënë se ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë.
Sipas tij, përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë. Përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithatë, krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar. Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë! HTH/Gazeta Alo/