Fjalë Kyçe

Ky është urimi i Dafina Zeqirit për 8 mars

Ky është urimi i Dafina Zeqirit për 8 mars

Dafina Zeqiri e ka uruar në mënyrë të veçantë, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri zgjedh fjalë të veçanta për të uruar 8 Marsin, shkruan lajmi.net.

“Femra është ajo që përkund ardhmërinë e një populli, urime 8 Marsi dita e gruas, çdo Mbretëreshë ka madhështinë e saj, por madhështia e gruas është mbi të gjtha mbretëresha e botës! 🌹”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndër të tjera, këngëtarja Zeqiri u del në mbrojtje femrave gjithnjë e cila së fundmi u pa në protestë për rastin e vajzës nga Drenasi.