Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Politikën e Fqinjësisë, Johannes Hahn vlerësoi sot se taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk ishte një hap që i kontribuoi stabilitetit dhe prosperitetit në rajon.
Hahn në një aktivitet të BE-së në Vjenë, shpjegoi se futja e taksës nga Prishtina konfirmoi situatën ende të brishtë në rajon, transmeton Klan Kosova.
Komisioneri Evropian gjatë vizitës që realizoi të hënën në Kosovë iu ka kërkuar udhëheqësve kosovarë që ta heqin taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.