Fjalë Kyçe

Milan Radojiçiq po ndihmohet nga krerët e policisë në veri për të kontrabanduar mallra nga Serbia

Milan Radojiçiq po ndihmohet nga krerët e policisë në veri për të kontrabanduar mallra nga Serbia

Milan Radojiçiq, vazhdon të jetë në kërkim të Policisë së Kosovës, si i dyshuar kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Ndërkohë tre bashkëpunëtorët e tij, Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviç dhe Marko Rosiç, të cilët u ndaluan javën e kaluar përkitazi me vrasjen e ish liderit të serbëve të veriut, ndodhen nën masën e paraburgimit prej një muaji.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se Radojiçiq ndonëse është në kërkim të autoriteteve kosovare, ai vazhdon ta ketë nën kontroll kontrabandën në veriun e Kosovës.

 

 

Ai përmes disa prej krerëve të Policisë së Kosovës në Veri po e kontrollon krimin në atë zonë.

Shefi i vijës se gjelbër, Rade Radosavljeviç, Shefi i Operativës, Zhelko Bojiç dhe shefi i hetimeve me mbiemër Ristoviq, sipas burimeve të Indeksonline po e ndihmojnë Milan Radojiçiq që të kontrolloj kontrabandën e mallrave që futen nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas vendosjes së taksës prej 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, policia dhe dogana kanë shtuar numrin e zyrtarëve në Veri, mirëpo pavarësisht kësaj kontrabanda e mallrave nuk ka të ndalur.

Ditë më parë u raportua për ndalimin e disa rasteve të Kontrabandës, mirëpo derisa Radojiçiq ka mbështetjen e policëve serbë, ajo do të lulëzojë edhe më shumë në Veri.