Xhudistja kosovare Loriana Kuka garon nesër (e diel) në Grand Prixin e Marrakechit të Marokut, shkruan GazetaAlo.
Loriana (-78 kg) është garuesja e vetme nga Kosova që garon në këtë Grand Prix, i cili vlen për pikë kualifikuese në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Shpresojmë që Loriana të na gëzoj me lajme të mira nga këto gara. /GazetaAlo