Fjalë Kyçe

Vuçiq flet me tone kërcënuese për Kosovën: Serbia është shumë e fuqishme

Vuçiq flet me tone kërcënuese për Kosovën: Serbia është shumë e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq vazhdon të merret çdo ditë me Kosovë.

Në tubimin e sotëm “E ardhmja e Serbisë” të mbajtur në Smederevë, ai ka thënë se Serbia e ka një problem serioz.

“Problemi serioz janë politikanët joserioz shqiptarë. Ata deshën të na thonë se Beogradi nuk pyetet për asgjë, mirëpo ata nuk e kanë përmbushur asnjë obligim që kanë, e vendosën edhe taksën. Këtë po munden ta bëjnë sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”, ka thënë ai.

“Më pas e miratuan njëfar platformë për të cilën thanë se duhet të pajtohemi, kurse tash përgatitën një trik tjetër. Tash doli ministri ynë Pacolli dhe tha tash duhet të takohen ekipet tona negociatore. Që të vazhdojmë, sigurisht e kanë menduar që kjo të bëhet me kushtin e platformës së tyre, të pranojmë që gjithçka është e tyre, që Kosova është shtet i pavarur në të cilën duhet të formohet Gjykata Speciale ku do të përgjigjeshin serbët për krimet e luftës, dhunimin e shqiptareve, që të formohet komision i veçantë i cili do të thotë se Serbia duhet të paguaj kaq për dëmin e luftës”, ka thënë Vuçiq, transmeton Ballkani.info.

 

Sipas tij, Serbia asnjëherë nuk iu ka ikur bisedimeve, “por që të na poshtëroni dhe të bëni nga ne budallenj, këtë film nuk do ta shihni. Njerëz, mos u merakosni. Dje e kam përdorur një fjalë serbe, kurse sot iu them atyre (shqiptarëve) – kot jeni munduar, nuk do ta shihni atë film”, ka thënë ai.

 

Tutje ai ka thënë se Kosova nuk e ka përmbushur “asnjë obligim nga Marrëveshja e Brukselit, sepse e kanë mbështetjen e fuqive të mëdha”.

 

Ai iu është drejtuar edhe serbëve të Kosovës dhe atë më një ton dhe gjuhë kërcënuese për Kosovën.

 

“Serbia është mjaftueshme e fuqishme që ta mbrojë secilin fëmijë dhe secilin njeri. Serbia nuk është më e dobët siç ka qenë në vitin 2004 kur u ushtrua dhunë ndaj juve, si dhe në vitin 2008 kur e shpallën pavarësinë, nuk është e pikëlluar dhe e dobët sikur kur kërkuam vendimin katastrofal të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është mjaftueshme e fuqishme dhe këtë të gjithë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga Kosova duhet ta kenë parasysh”, ka thënë ai.