Vesa Luma po finalizon projektin e saj të ri.
Vesa Luma është duke realizuar xhirimet e klipit të ri, të cilin pritet ta lansojë së shpejti, shkruan lajmi.net.
Ajo ka bashkëpunuar me Denik Prizrenin, ndërsa titulli i këngës është “Spaska qenë e shkrume”.
“@denik_prizreni po xhiron pjesen e vet, une po ju jap pak shije nga kanga ❤️#spaskaqeneeshkrume”, ka shkruar këngëtarja mbi videon, ku këngon pak nga kjo këngë.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Vesa Luma është “Ti zemra ime”, mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë.