Fjalë Kyçe

Lista Serbe e gatshme për rrëzimin e Qeverisë

Lista Serbe e gatshme për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e Listes Serbe, Igor Simic ka thënë se Lista Serbe është e gatshme të votojë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj nëse opozita i siguron 51 vota, transmeton Gazeta Metro.

Simic për televizionin serb “Tv Pink” ka thënë  se në Kuvend të Kosovës do të kthehen në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë.

“Nuk kemi marrë pjesë për shkak se kemi dashur të jemi me popullin tonë dhe nuk kemi dashur që me praninë tonë t’i japim legjitimitet pasi që ata e krijuan Ushtrinë me 107 vota. Ç’aktrim do të bënim me 9 për qind, përkatësisht me 10 vota? Në Kuvend do të shkojmë në momentin që opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë”, ka deklaruar Simic.