Një burrë nuk e mori me siklet djegien e ndërtesës e cila ndodhej disa metra larg tij.
Përderisa objektit të Viva Fresh Store në Gjakovë po i dilte tymi, një person i ulur skaj rrugës po merrej me hallet e veta – shahun.
Ai me qetësi i mblodhi të gjitha figurat e shahut, ngadalë pa bërë fare panik për zjarrin në afërsi, transmeton Klan Kosova.
Ky veprim nuk u shpëtoi qytetarëve dhe po bën xhiro nëpër rrjetet sociale.
Kujtojmë se sot rreth orës 15:40 dyqani i lartpërmendur është përfshirë nga flakët dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arrit t’i evakuojnë të gjithë personat që kanë qenë brenda ndërtesës.