Do të jap dorëheqje nga posti i deputetit të Republikës së Kosovës, nëse vetëm një akuzë vërtetohet për falsifikim me viza nga ana ime, apo nëse një euro ia kam marrë dikujt për viza”, ky ishte premtimi i cili e dha deputeti Milaim Zeka në përgjigjeje të akuzave ndaj shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, të cilit njëherësh i dhuroi edhe listën me 900 emra dhe numra telefonit që pretendohen të jenë dëshmitarë kundër Zekës.
Zeka i ka japë një javë kohë Konjufcës që të shikojë këtë dosje, ku më pastaj ka thënë se do të dalë më dëshmi rrënëqethëse për deputetët dhe politikanët të cilët kanë shkuar vazhdimisht për tretman tek Burdushi, shkruan Gazeta Alo
Zeka gjithashtu ka paralajmëruar që pas një javë do të dalë edhe me faktet se si një deputet i LDK-së është zënë me 84 mijë dollarë fallc në Drenicë.
Këto komente deputeti Zeka i ka bërë gjatë debatit për buxhetin e Kosovës për vitin 2019, ku ndër të tjera ka thënë që duhet të shkëputet kontrata për veturat me qira nga institucionet e Kosovës, ku kontrata për 66 muaj në vlerë 330 mijë euro duhet të shkëputet dhe ato para të drejtohen drejt investimeve në çerdhe, shkolla dhe azile të pleqve./Gazeta Alo