Fjalë Kyçe

Inskenoi rastin e rrëmbimit për përfitime, arrestohet i dyshuari

Hetuesit e njësitit të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar  të dyshuarin D. Z . ( 22 vjeç)   me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim përfitimi, kishte inskenuar  rastin e rrëmbimit të tij nga një person.

Sipas një njoftimi për media, i dyshuari D.Z me datë 10.3.2019 ishte paraqitur me emër të rrejshëm me sms dhe kishte kërkuar nga  motra e tij  të dorëzoj 200 euro,duke i thënë se vëllau i saj është rrëmbyer.

Rasti është paraqitur në polici ku menjëher kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast dhe më vonë nga motra e cila kishte paraqitur rastin kemi pranuar informatën se i njejti është kthyer në shtëpi.

Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin si   dhe  pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të rrëmbimit nga vet ai.

Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari dërgohen në mbajtje për 48 orë./Gazeta Alo/