Fjalë Kyçe

Detaje të reja lidhur me ndarjen e Robertit dhe Norës

Detaje të reja lidhur me ndarjen e Robertit dhe Norës

Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë ndarë përfundimisht.

Ka kohë që në media po raportohet për një ndarje të mundshme mes Robert Berishës dhe Nora Istrefit.

E lidhur me këtë të vërtetë ka folur vetë Roberti mbrëmë, kështu duke e pranuar se ai dhe Nora i kanë dhënd fund martesës së tyre.

“Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..
Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet  permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee…edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën  I wish you all the best”, ishte ndër të tjera postimi i Robertit.

Ndërsa tani kanë dalë detaje të reja lidhur me këtë çështje. Duke qenë se ata janë ndarë, pikëpyetjet kanë nisur të ngriten për shumë çështje, mes tjerash, është aluduar se çfarë do të ndodhë me banimin/shtëpinë e çiftit në lagjen Marigona.

Mësohet se shtëpia është blerë dhe i përket Norës e cila do të jetojë në të me Renée teksa Roberti ka tash e disa muaj që ka blerë një banesë në kryeqytet ku është zhvendosur për të jetuar i vetëm.

“Zhvendosja e Robertit në banesë ka ndodhur tash e një kohë”, i ka thënë Prive.al burimi pranë dyshes.