Fjalë Kyçe

Shyqiri Bytyqi largohet nga Nisma Socialdemokrate

Shyqiri Bytyqi largohet nga Nisma Socialdemokrate

Ministri i Arsimit në largim, Shyqiri Bytyqi, është larguar nga Nisma Socialdemokrate.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se dikasteri i arsimit si arteria kryesore e ndërtimit të një shoqërie, të cilin ai e ka udhëhequr kërkon më shumë ndershmëri nga politika dhe më shumë përkushtim nga profesionistët

Bytyqi ka shtuar se asgjë nuk mund të ndreqet me një të rënë lapsi, aq më pak, kur duart partiake shohin kapjen e institucioneve siguri përqendrimi, hapësirë rritjeje pushteti e hiseje elektorale

“Në të tillë rrethanë unë dorëhiqem nga të qenit pjesë e NISMËS SOCIALDEMOKRATE edhe pse thellë në mua jetojnë parimet e socialdemokracisë dhe aspirata për ndërtimin e shoqërisë mbi themele ku shpërndarja e barabartë e mundësive dhe të mirave dhe bëhen edhe garanca e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së po vet shoqërisë”, ka shkruar ai.