Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë dy persona të cilët dyshohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
R.T, dhe A.T, janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, pasi që të njëjtit dyshohen për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, më 24 gusht 2019, në Ferizaj, me qëllim të hakmarrjes, kanë ndaluar në rrugë të dëmtuarin R.K., dhe e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me ç’rast në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).