Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, kishte paraparë që sot në ora 13:20 të priste në takim, Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.
Mirëpo, një takim i tillë është anuluar. Kështu bën të ditur zyra për informim e kryeministrit, përmes një njoftimi për media ku thuhet se arsyeja e anulimit janë kushtet atmosferike, shkruan Gazeta Alo.
“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhet në njoftim./Gazeta Alo/