Pas rrëzimit të aeroplanit “Ethopian Airlines” që ndodhi më 10 mars, në të cilën tragjedi humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar qytetarët se kanë shtuar masat e sigurisë.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, informon të gjithë qytetarët se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines të datës 10 mars 2019, në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.
AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës./Gazeta Alo/