Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer.
Para këtij takimit, ata kanë bërë homazhe te obelisku i hebrenjve para hyrjes së Qeverisë.
Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Haradinaj në shenjë nderimi Singerit i dha Hartën e Kosovës.
Haradinaj gjatë ditës kishte planifikuar edhe takim me drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore. Por, zyra e kryeministrit njoftoi se Moore ka anuluar vizitën për shkaqe atmosferike, raporton EO.
“Ju njoftojmë se është anuluar takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, i paraparë të mbahet sot në ora 13:20. Arsye për anulimin e takimit janë kushtet atmosferike, të cilat kanë pamundësuar udhëtimin e z. Moore për në Prishtinë”, thuhej në njoftimin e zyrës së kryeministrit Haradinaj.